Digjet një shtëpi në Rahovec

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një shtëpi në fshatin Dobidol të Rahovecit, ku dyshohet se si pasojë e mbingarkesës nga energjia elektrike ka shpërthyer zjarri. Fatmirësisht të lënduar nuk ka dhe akoma s’dihet vlera e dëmit të shkaktuar.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa zjarrin ka arritur ta shuajë pronari i shtëpisë.

Sinjali mëson se në bazë të informacioneve të para, zjarri ka kapluar shtëpinë për shkak të energjisë elektrike, por një gjë e tillë nuk është konstatuar ende.

Për pasojë janë shkaktuar dëme, por banorët e shtëpisë nuk e kanë pësuar.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që t hapet rasti si “Incident zjarri”.