Donjeta Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit

 Donjeta Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit

Boksierja nga Kosova, Donjeta Berisha do të rikthehet të enjten në ring ku do të përfaqësojë vendin në Kampionatin Botëror të boksit për gra.

Ky event ka filluar garat më 6 maj, derisa do të zhvillohet deri më 21 maj në Stamboll të Turqisë.

Boksierja kosovare do të zhvillojë meçin e saj nesër, ku do të përballet me japonezen, Taguchi Ayaka.

Nëse kalon në xhiron e dytë, Donjeta do të pres fituesen e duelit në mes boksieres nga Kenia dhe asaj nga Republika Demoratike e Kongos./ arbresh.info/

LAJME TË TJERA