Dua Lipa akuzohet se theu rregullat e izolimit në Londër, takoi familjarët për të festuar ditëlindjen e motrës

 Dua Lipa akuzohet se theu rregullat e izolimit në Londër, takoi familjarët për të festuar ditëlindjen e motrës

Dua Lipa është akuzuar për shkelje të rregullave të izolimit pasi doli për të vizituar familjen e saj për një festë për ditëlindjen e motrës së saj, përcjellë GazetaBlic.

Këngëtarja – e cila ka qenë e izoluar me të dashurin, Anwar Hadid, në një shtëpi me qera në Londër – ka ndarë fotografi së bashku me familjen e saj në kopshtin e tyre, përkundër rregullave të rrepta për distancimin shoqëror.

Ajo aktualisht po jeton në një apartament me qira në Londër për shkak të një përmbytjeje në shtëpinë e saj.Familja duket se po shijonte një festë kopshti për ditëlindjen e 19 të motrës së Duas, Rinës.

Fotografitë e postuara nga familja në rrjete sociale tregojnë Duan dhe motrën e saj duke pozuar së bashku, si dhe deri tek përqafimet me të dashurin, Anwar Hadid.Dua ditë më parë është shprehur se po e përballon lehtë izolimin.

LAJME TË TJERA