Duka flet për skenat në ndeshjen Shqipëri – Poloni, ngjarje e turpshme

 Duka flet për skenat në ndeshjen Shqipëri – Poloni, ngjarje e turpshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur ditët e fundit në Shqipëri programin “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës.

Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.

Në sesionin hapës të programit, që u zhvillua në Durrës, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku falënderoi UEFA-n që i besoi Federatës Shqiptare organizimin e një eventi kaq të rëndësishëm për menaxhimin e futbollit.

Kreu i FSHF-së, gjatë fjalës së tij komentoi ngjarjet që ndodhën në “Air Alabania”, në sfidën me Poloninë, për të cilat Kombëtarja pritet të marrë një gjobë të majme e në rastin me të keq edhe mbylljen e dyerve të stadiumit.

“Ngjarje me të vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjësi, të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizatorë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit.

Është vërtetë mëkat kur 22.000 tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohemi”.

LAJME TË TJERA