Dy femra të infektuara me koronavirus shkaktojnë aksident në Prishtinë

 Dy femra të infektuara me koronavirus shkaktojnë aksident në Prishtinë

Të infektuarit me koronavirus po vazhdojnë t’i rrezikojnë të tjerët, duke mos iu përmbajtur masave të vetizolimit.

Një rast i paprecedent ka ndodhur dje në Prishtinë, për të cilin policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net.

Një njësi policore në vendngjarje lidhur me një aksident trafiku, kishte hasur në dy të dyshuara femra kosovare, të cilat kishin deklaruar se ishin të infektuara me Covid-19.

Ndaj të dyshuarave është inicuar rast në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:50.

LAJME TË TJERA