Dy persona të arrestuar në rajonin e Gjakovës në 24 orët e fundit, një për kanosje, tjetri për grabitje

 Dy persona të arrestuar në rajonin e Gjakovës në 24 orët e fundit, një për kanosje, tjetri për grabitje

DCF 1.0

Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes raportit 24 orësh, përcjell 07 Press.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Grabitje”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

LEXO EDHE:

Nga këto vende janë personat që aplikuan në Speciale si viktima të UÇK’së

/07 Press/

LAJME TË TJERA