Dyshohej se u infektua me koronavirus, avokati i njohur konfirmon rezultatin

 Dyshohej se u infektua me koronavirus, avokati i njohur konfirmon rezultatin

Avokati kosovar, Arianit Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se ka rezultuar negative me COVID-19.

Ai ka falënderuar stafin e IKSHPK-së, por edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për interesimin.

Ky është postimi i plotë:

Rezultati në testimin e COVID 19 është NEGATIV.

Pra, nuk jam infektuar me koronavirus (Covid-19).

Faleminderit të gjithëve për interesimin!

Duhet ta pranoj: jam zënë në befasi se sa mikun e dashamirin e paskam.

Një falenderim i veçantë shkon për stafin e mrekullueshëm të IKSHP dhe drejtori Naser Ramadanin, të cilët me profesionalizëm e trajtuan rastin tim, dhe çdo rast tjetër.

Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj edhe ministrin Armend Zemaj, i cili u interesua për mua, dhe më siguroi që jo vetëm une, por të gjithë tjerët që eventualisht kanë nevojë, do ta kenë trajtimin profesional në IKSHP.

Sistemi ynë shëndetësor po funksionon.

Sidoqoftë, rreziku nuk ka kaluar ende.

Prandaj, pa panike por me shumë kujdes.

Maskat duhet të vendosen!

LAJME TË TJERA