Dyshohet për mjet shpërthyes afër ambasadës amerikane në Prishtinë

 Dyshohet për mjet shpërthyes afër ambasadës amerikane në Prishtinë

Një pako e dyshimtë është vërejtur para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Prishtinë.

Pas kësaj Policia e Kosovës menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka bllokuar rrugët derisa është identifikuar se në pako nuk ka asgjë, raporton Gazeta Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për Gazetën Insajderi se kjo pako është vërejtur skaj rrugës.

“Sot, më 06.06.2020, rreth orës 10, policia ka vërejtur një pako letre skaj rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Njësia policore patrulluese ka ftuar njësinë përkatëse policore për kontrollim të mjeteve shpërthyese. Rruga për një periudhe kohe, për shkaqe sigurie është bllokuar, kurse pak para orës 11 është vërtetuar se pakoja ishte e zbrazët dhe rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Krasniqi.

LAJME TË TJERA