Dyshohet se vodhi paratë e skamnorëve në xhami, arrestohet një femër në këtë qytet të Kosovës

 Dyshohet se vodhi paratë e skamnorëve në xhami, arrestohet një femër në këtë qytet të Kosovës

Polica e Kosovës ka arrestuar një femër më iniciale SH.H. , e cili dyshohet se në xhaminë e fshatit Gurakoc të Istogut ka vjedhur kasafortën e të hollave të mbledhura për skamnorë nga ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave.

“Me datë 13 Qershor 2020, në një xhami në fshatin Gurakoc, Komuna Istog, është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë nga ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për persona të varfër”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH. H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë. Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

LAJME TË TJERA