E çuditshme! Hashim Thaçi tregon nëse do të ketë gjendje të jashtëzakonshme apo jo

 E çuditshme! Hashim Thaçi tregon nëse do të ketë gjendje të jashtëzakonshme apo jo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar rikthimin e masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, me rikthimin e rasteve dhe rritjen e numrit, shkruan GazetaBlic.

Sipas Thaçit, mos kujdesi i qytetarëve të Kosovës, rrezikon humbjen e asaj se çka është arritur deri më tani kundër pandemisë.

Ai tutje thotë, se në këtë situatë, vendi nuk ka nevojë për rrethana të jashtëzkonshme.

“Rreziku nga pendemia COVID-19 ende nuk ka kaluar, ditëve të fundit kemi rritje të numrit, dhe kjo rrezikon ta humbin atë që e kemi arritur deri më tani.”

“Të ruajmë distancën e nevojshme, të mbajmë maskat dhe kujdesemi për higjienën, duke respektuar këto, ne ruajmë jetën tonë dhe të dashurve tanë.”

“Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes, institucionet do të detyrohen të i rikthejnë masat, kjo do ta prekë rëndë ekonominë tonë.”

“Gjendje të jashtëzakonshme si term e kam urrëjtur kur e kam përjetuar si nxënës dhe student nga Serbia, ideja e partive politike për gjendje të jashtëzakonshme, unë kam pasur obligim ta procedoj, unë nuk kam pasur pretendim entuziast sa i përket asaj gjendje, nuk kemi nevojë për rrethana të jashtëzakonshme”.

LAJME TË TJERA