E dhimbshme: Koronavirusi ua merr jetën tre vëllezërve kosovarë brenda një muaji

 E dhimbshme: Koronavirusi ua merr jetën tre vëllezërve kosovarë brenda një muaji

Tre vëllezër kosovarë kanë vdekur brenda një muaji – që të gjithë nga Covid-19.

Ferat Ymeri, Murat Ymeri dhe Berat Ymeri kanë humbur jetën pasi janë prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se të ndjerët janë kushërinj të babait të tij.“Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur”, ka shkruar ai në Facebook.

“Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt”, është shprehur deputeti.

“Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho!”, ka shkruar Murati në rrjetin social.

lass="alignnone size-full wp-image-11004" src="https://07press.com/wp-content/uploads/2020/11/Logo-Vector-XHULI-Finale-2-Versione.png" alt="" width="320" height="100" />

LAJME TË TJERA