E dhimbshme: Takoi shokun pas 30 vitesh, mitrovicasi vdiq pas 2 ditësh!

Ditën e sotme në qytetin e Mitrovicës e u jep lajmi i vdekjes në moshë të re të inxhinierit Ali Ahmeti.

I ndjeri kishte një vit që përballej me probleme të mëdha shëndetësore, derisa ditët e fundit i ishin vendosur dy stenda.

Lajmi për sëmundjen e Ahmetit i kishte prekur shumë të gjithë të afërmit e tij çka e kishte shtyrë mikun e tij, Nazmi Hajdarin t’i shkonte në vizitë pas 30 vitesh.

Fatkeqësisht ky doli të ishte takimi i fundit mes miqve, sepse dy ditë pas takimit, konkretisht mëngjesin e sotëm Ahmeti mbylli sytë përgjithmonë