E gjithë Komuna e Rahovecit mobilizohet për Visarin deputet!

 E gjithë Komuna e Rahovecit mobilizohet për Visarin deputet!

Përgjatë fushatës është parë një entuziazëm i madh, si kurrë më parë në Komunën tonë për Vetëvendosjen. Si duket Referendumi së cilit po i referohet Lëvizja, do të ndodhë edhe në Rahovec.

Në çdo tubim të Lëvizjes në Komunën tonë pjesëmarrja e qytetarëve ishte masive. Poashtu rahovecasit shihen me plot vullnet se janë pro ndryshimit me datën 14.

Qyteti, fshatërat, lagjet e poashtu takimet spontane të kandidatit të kësaj komune për deputet Visar Korenica u panë plot vullnet, e kjo padyshim se shihet si aktivizëm qytetar për ndryshimin e madh që pritet të ndodhë.

Komuna e Rahovecit asnjëherë nuk kishte rastin që të përfaqësohet denjësisht në Kuvend të Republikës, e qytetarët e Komunës tonë si duket kanë vendosur njëzëri për ndryshim.

Njeriun e duhur për deputet në legjislaturën e ardhshme në Kuvend të Republikës e shohin z.Visar Korenica, i cili kandidat ka edhe gjasat potenciale më të mira kundrejt kandidatëve tjerë të komunës sonë.

LAJME TË TJERA