E jashtëzakonshme: Arsene Wenger në negociata me FFK-në për ta zëvendësuar Challandesin te Kombëtarja e Kosovës

 E jashtëzakonshme: Arsene Wenger në negociata me FFK-në për ta zëvendësuar Challandesin te Kombëtarja e Kosovës

Po, e lexuat drejtë.

Emërimi i Arsene Wengerit si trajner i Kombëtares së Kosovës nuk është ëndërr e shfrenuar. Në fakt, biseda dhe takimi fillestar tashmë është zhvilluar.

Gjatë qëndrimit të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në Katar për Kupën e Botës për Klube është takuar me teknikun francez, por takimi nuk ka qenë i karakterit spontan e as bisedë formale e momentit, ashtu siç mund të jetë dukur.

Në fakt, Periskopi ka mësuar se ata kanë diskutuar gjërë e gjatë, duke stabilizuar kontaktin fillestar për vazhdimin e negociatave për ardhjen e tij te Kombëtarja e Kosovës.

”Po, takimi ka qenë shumë afirmativ dhe ka marrë lavdata për talentët kosovar. Është diskutuar për ardhjen e tij te KS por shkaku i pandemisë u përcaktua për një kohë tjetër,” ka thënë një burim i besueshëm i Periskopit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK është duke thurur plane për jetën pas largimit të Challandesit, por qëllimi është ngritja e kualitetit nga zvicërani dhe jo emërimi i një figureje mediokër.

LAJME TË TJERA