E konfirmon Haradinaj: AAK del nga koalicioni qeveritar

 E konfirmon Haradinaj: AAK del nga koalicioni qeveritar

epa07230838 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) gestures during the plenary session at the parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo voted for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se AAK ka dalur nga koalicioni qeverisës, shkruan Gazeta Blic.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka thënë se deri tek ky vendim ka ardhur pas përfshirjes së Ujmanit në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Shkrimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.

Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke.
Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit.

Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën.Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.

AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës.

LAJME TË TJERA