E mashtruan babain e Alketës, ia morrën 7 mijë euro kinse për rregullim të dokumenteve

 E mashtruan babain e Alketës, ia morrën 7 mijë euro kinse për rregullim të dokumenteve

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për mashtrim, pasi i kishin kërkuar një personi para në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit.

Bëhet fjalë për rastin e Alketa Istrefit nga qyteti i Mitrovicës e cila ishte diagnostifikuar me disa sëmundje.

Babi i vajzës, Gazmend Istrefi, ka folur për gazetën “Jepi zë”, ku ka treguar se këta dy persona ia morën 7000 euro për rregullimin e dokumentacionit të vajzës.

14 vjeçarja vuante nga sëmundja e zemrës, mëlçisë dhe mushkërive.

Bytyqi dhe Lumi dyshohen se duke u paraqitur rrejshëm, kanë kërkuar dy herë para nga babai i vajzës për ta dërguar për shërim jashtë vendit.

Të njëjtëve, pas intervistimit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

LAJME TË TJERA