E mrekullueshme: Qeni gjendet i ngrirë, por i gjallë në temperaturë -54 gradë celsius

 E mrekullueshme: Qeni gjendet i ngrirë, por i gjallë në temperaturë -54 gradë celsius

Temperaturat në Siberi kanë arritur nivele rekord. Termometri ka shënuar deri në -54 gradë celsius.

Ndërkohë, në një fshat, banorët kanë shpëtuar një qen, i cili kishte ngrirë në të gjithë trupin, me përjashtim të kokës dhe për çudi ishte ende gjallë. Pamjet e veçanta janë filmuar dhe menjëherë janë bërë virale në internet.

Më pas, kafsha u dërgua te një veteriner lokal, ku për çudi ishte në gjendje të mirë edhe pse qëndroi i rrethuar nga akulli.

Ky dimër në Siberi vlerësohet si më i ashpri në një dekadë e gjysmë. Yakutia është rajoni më i ftohtë i banuar në të gjithë botën.

LAJME TË TJERA