E pabesueshme, por mund të ndodhë: Një tjetër finale McGregor vs Khabib!

 E pabesueshme, por mund të ndodhë: Një tjetër finale McGregor vs Khabib!

Njëri prej dueleve më të përfolura më parë ishte padyshim ai në mes të Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, i zhvilluar para disa viteve. Një finale e tillë mund të përsëritet, në rast se McGregor fiton më 23 janar kundër Dustin Porier

Conor McGregor pritet që t’i kthehet ringut të UFC në janar të vitit të ardhshëm ku do të përballet me Dustin Porier nga Irlanda.

Të dy luftëtarët e sporteve të kombinuara luftarake janë në kategorinë e lehtë, një kategori që është edhe Khabib Nurmagomedov.

Kujtojmë se Khabib është kampion i padiskutueshëm në këtë peshë të UFC, shkruan Gazeta Express, përcjell 07 Press.

Megjithatë, vlenë të theksojmë se Khabib pas ndeshjes se fundit ka shpallur pensionimin nga UFC.

Por, kështu nuk mendon presidenti i UFC, Dana White. Ai ka thënë se rusi mund të rikthehet në ring edhe për një përballe të fundit.

Në rast se McGregor e mposht Porier më 23 janar, atëherë është e mundur të këtë një përballje të re në mes të McGregor-Khabib.

LAJME TË TJERA