E papritur / Besa Gaxherri i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

 E papritur / Besa Gaxherri i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Photo: Atdhe Mulla /K2.0

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në një prononcim për “Gazeta Blic” ka dënuar sulmet e Presidentit Thaçi në drejtim të Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe familjes së saj.

Ajo ka theksuar se nuk ja vlen të merret me komente të tilla të zotit Thaçi pasi janë të njëjtat që ai ka bërë gjithmonë.

“Pa asnjë diskutim ai lloj deklarimi nuk ka asnjë koment. Ne jemi mësu me komentet e zotit Thaçi dhe deklarimet e tij. Unë e them sinqerisht se nuk ja vlen fare me u marr me komentet e tij”.

Mbrëmë në një studio televizive, Presidenti Thaçi hodhi akuza në drejtim të familjarëve të Kryeparlamentares Vjosa Osmani, konkretisht babait të saj për bashkëpunim me Serbinë. Pas këtyre deklaratave erdhi reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit e cila e gjuajti gjarpër Hashim Thaçin që po tenton të kafshojë familjen e saj.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar i indinjuar edhe babai i zonjës Osmani, Raif Osmani duke i quajtur shpifje deklarata të tilla.

Ai madje paralajmëroi edhe padi ndaj Thaçit në lidhje me këto deklarata.

LAJME TË TJERA