E pranon edhe OBSH: Koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit

 E pranon edhe OBSH: Koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e pranoi se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të azhurnonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

“Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”, tha Maria Van Kerkhove, nga OBSH.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, OBSH deri më tani ka potencuar se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërkalat e hundës apo gojës, të cilat pas dy metrave bien në tokë.

Mirëpo një letër drejtuar agjencisë me qendër në Gjenevë, përshkruan se spërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër dhe të infektojnë njerëzit që i thithin ato.

Sipas kësaj informate, shkencëtarët kërkuan nga OBSH t’i azhurojnë udhëzimet për përhapjen e virusit.

LAJME TË TJERA