E rëndë: Humb jetën një 49-vjeçar si pasojë e aksidentit në Gjakovë, Policia jep detaje

Një burrë i moshës 49-vjeçare ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi më herët në Babaj Bokës në Gjakovë.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973”, tha Elezaj.

Sipas tij, bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shtoi ai.

Rasti është proceduar si “Vetaskident trafiku me fatalitet”.