E rëndë: Vdes 56 vjeçari shqiptar në Itali, bie nga 7 metra lartësi

 E rëndë: Vdes 56 vjeçari shqiptar në Itali, bie nga 7 metra lartësi

Një emigrant shqiptar 56 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në qytetin Prato në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një ofiçinë mekanike në pronësi të një kompanie kineze.

Shqiptari po kryente punime ndërtimi në çatinë e ofiçinës kur është rrëzuar nga një lartësi rreth 7 metra.

Ai ka humbur jetën në vendgjarje pasi ka marrë një goditje të fortë në kokë gjatë rrëzimit.

Autoritetet policore italiane kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Kanë përdorur imazhet filmike me dron për të mbikqyrur të gjitha rrethanat e ngjarjes e kushtet e sigurisë në punë.

56-vjeçari shqiptar jetonte në qytetin e Firences e sipas mediave italiane familja e tij jeton në Shqipëri.

Ai ishte profesionist i lirë në sektorin e ndërtimit.

LAJME TË TJERA