E trishtë: Dhunohet seksualisht një 31-vjeçare në një motel, i panjohuri e mori me veturë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Lipjan, ku një 31-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është marrë me veturë nga i dyshuari, gjatë kohës që ajo po priste autobusin në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, e më pas ishte dërguar në një motel në afërsi të Lipjanit.

Personi i dyshuar nuk është identifikuar ende, teksa njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin atë.

Me vendim të prokurorit, vepra është cilësuar ‘Dhunim’.

Ky është numri i punëkërkuesve kosovarë përgjatë një muaji