E turpshme: Dëmtohen varrezat e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve në Rahovec

 E turpshme: Dëmtohen varrezat e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve në Rahovec

Janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar nga organet e rendit varrezat e komunitetit, rom, ashkali dhe egjipas në komunën e Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar duke i ftuar organet e rendit që të ndricojnë këtë akt të cilin e ka quajtur çnjerëzor.

Ai ka kërkuar që autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë.

“ E dënojmë fuqishëm dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Rahovecit. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me komunitetet në Kosovë për të dënuar këtë akt të ulët të vandalizmit dhe përdhosjes. Distancohemi qartë nga veprime të tilla kriminale. Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, e harmonisë dhe bashkëjetesës, andaj çdo akt i dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor, e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar në Facebook Latifi.

REAGIME dënojmë fuqishëm dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Rahovecit. Ne…

Posted by Smajl Latifi on Friday, April 10, 2020

LAJME TË TJERA