Edhe pesë persona të infektuar me koronavirus

 Edhe pesë persona të infektuar me koronavirus

Edhe pesë raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Veri të vendin, ndërsa katër të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës.

Ai tha se dy persona të infektuar janë nga komuna e Leposaviqit, ndërsa tre të infektuarit tjerë janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Deri më tani, në veri të Kosovës, 94 persona janë pozitivë, 43 janë shëruar dhe 6 kanë vdekur, raporton Kossev.

Në veri të Mitrovicës janë 37 të infektuar, në Zveçan 23, Leposaviq 14, dhe në Zubin Potok 20.“Sa i përket pacientëve të hospitalizuar, situata është si vijon, 30 persona me pasqyrë të lehtë janë të vendosur në domin e studentëve në Mitrovicë, 10 persona në qendrën klinike po ashtu në veri Mitrovicës, 3 persona i kemi në qendrën klinike në Kragujevc, si dhe dy persona në qendrën spitalore Dragisha Mishoviq në Beograd.

Natyrisht akoma vlen lutja që t’i përmbaheni rekomandimeve, bartjen e pajisjeve mbrojtëse, distancës sociale dhe sa më shumë të qëndroni nëpër shtëpitë tuaja”, tha ai.Ai shtoi se deri tani janë testuar gjithsej 886 persona, sot parashihet të testohen 40 persona tjerë, ndërsa në mëngjes janë dërguar për analiza mostrat e 22 personave, rezultatet e të cilëve pritet të dalin sonte.

Antonijeviq u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara, të veshin pajisje mbrojtëse dhe të ruajnë distancën sociale dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

LAJME TË TJERA