Edhe sot mot i ndryshueshëm në Kosovë

 Edhe sot mot i ndryshueshëm në Kosovë

Moti i ndryshueshëm do të mbajë edhe sot në vendin tonë.Gjatë ditës do të jetë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites mund të bie shi përgjatë viseve malore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele.

Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

Mot i nxehtë do të jetë edhe të premten (nesër). Gjatë ditës do të ketë vranësira, e në mbrëmje pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.

LAJME TË TJERA