Ekipet mjekësore tek Dheu i Bardhë në pritje të bashkëatdhetarëve

 Ekipet mjekësore tek Dheu i Bardhë në pritje të bashkëatdhetarëve

Pavarësisht situatës me pandeminë, bashkëatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë.

Një fluks i madh veturash është parë tek pikat kufitare, posaçërisht tek ajo në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Në pritje të bashkëatdhetarëve janë punonjësit shëndetësorë që po qëndrojnë në këto pika, për të kontrolluar gjendjen shëndetësore, me theks të veçantë temperaturën për ata që hyjnë në Kosovë.

Personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka publikuar disa fotografi të cilët janë në pritje të mërgimtarëve në kufi të palodhur e të përkushtuar.

Nga sot ka hyrë në fuqi edhe vendimi për hapjen e kufijve ajror.

Vazhdojmë me kujdestari në kufirin te Dheu i Bardhë.Ekipet e QKMF-së në pritje të mërgimtarëve në kufi.Të palodhur e të përkushtuar👏

Posted by QKMF-Viti on Sunday, June 28, 2020

LAJME TË TJERA