EKSKLUZIVE: Edon Cana ‘favoriti’ i PDK-së për komunën e Rahovecit

 EKSKLUZIVE: Edon Cana ‘favoriti’ i PDK-së për komunën e Rahovecit

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, me shumë gjasë do të jetë kandidat i degës së PDK-së në Rahovec për zgjedhjet e vjeshtës.

Siç mëson 07 Press, kjo degë pritet të hyjë në një proces të brendshëm.

Deri më tani, emrat si Edon Cana, Bejtullah Deliu e Beatrisa Pista kanë qarkulluar në opinion si më të mundshmit për të kandiduar, por që gjithçka pritet të vendoset deri më 14 Gusht.

Por, për ta ilustruar figurativisht, Cana është në ‘pole-position’, andaj mbetet të konfirmohet.

07 Press do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e fundit në këtë degë dhe jo vetëm.

LAJME TË TJERA