Ekzekutohen pagesat e pakos emergjente, këta janë përfituesit

 Ekzekutohen pagesat e pakos emergjente, këta janë përfituesit

Sot Ministria e Financave ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues në shumë prej 1 milion e 230 mijë e 970 euro.

Ministrja Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se gjithashtu, ka përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b- subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1 milion e 354 mijë e 601 euro.

Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues nga masa 3a me shumë totale 900 mijë e 235 euro.

LAJME TË TJERA