Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Ekzekutohen pagesat për 148 nëna lehona, përfitojnë nga 100 euro

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë ndarë nga 100 për nënat lehona.

“Për 148 nëna lehona që kanë aplikuar deri tani, janë ekzekutuar pagesat me shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e porsalindur”.

“Mundësia e aplikimit vazhdon akoma dhe inkurajojmë gjithë nënat e reja të aplikojnë. Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare”, ka shkruar Aliu në Facebook.