Eros Grezda e konfirmon lidhjen me modelen shqiptare

 Eros Grezda e konfirmon lidhjen me modelen shqiptare

Futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda tregon se ndihet i lumtur që do të rinisë përgatitjet me skuadrën e Oshijekut në Kroaci.

Në një prononcim për “Top Channel” 25-vjeçari foli dhe për pasionin e tij Formula 1, kompeticion që e ka ndjekur që në fëmijëri.

Nga ana tjetër, ai pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi, me të cilën po kalon kohën në izolim. Ai shtoi se tortën e ditëlindjes së tij e kishte përgatitur vetë partnerja e tij.

Rikthimi në stërvitje – Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet.

Pasioni përveç futbollit – Si fëmijë kam qenë shumë i dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen luaj online Formula 1.

Ditëlindja – Nuk është se kam festuar ndonjë gjë, thjesht e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën.

LAJME TË TJERA