Familjet kosovare në Gjermani, po akuzohen se shpërndanë koronavirusin pas vizitave për Bajram

 Familjet kosovare në Gjermani, po akuzohen se shpërndanë koronavirusin pas vizitave për Bajram

Në qytetin gjerman Göttingen, disa familje kosovare dhe arabe nuk përfillën rregullat e shtetit për të mos u mbledhur më shumë se 2 veta. 30 meshkuj kosovarë dhe arabë u mblodhën në një lokal për të festuar festën e Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit.

Petra Broistedt, anëtare e këshillit bashkiak dhe përgjegjëse e sigurisë në këtë qytet po akuzon kosovarët për këto mbledhi të pakujdeshme siç i quan ajo, dhe thotë se janë fajtorët kryesor për përhapjen e Covid-19 në Göttingen, qyetin me 100.000 mijë banorë ku numri i të prekurëve është rritur pas bajramit.

Lokali në Göttingen, ku po akuzohen kosovarët se janë mbledhur për Bajram

“Pakujdesia e bëri të veten. Vizitat familjare kanë bërë që koronavirusi të shpërndahet më shumë. Aktualisht kemi 60 të infektuar në kompleksin e banimit Iduna”, shprehet e shqetësuar Broistedt, e cila shtoi se nëse vazhdon rritja e numrit do të duhet të futen në karantinë përsëri.

Në anën tjetër, banorët muslimanë kosovarë dhe arabë thonë se tani në lagjet e tyre ata po shikohen si kriminel, dhe nuk po përshëndeten si më parë nga fqinjët.

Heiko, që jeton prej vitesh në kompleksin Iduna në qytetin Göttingen thotë se po ndjehet i burgosur dhe si kriminel në lagjen e tij, edhe pse i mohon akuzat se ka kryer vizita familjare gjatë Bajramit, shkruan Gazeta Metro.

“Ndihem si i burgosur, si një kriminel. Njerëzit më hedhin vështrime të shtrembëra në rrugë, disa edhe më shajnë. Të tjerë madje kanë pështyrë pasi kam kthyer shpinën”, thotë Heiko.

Ndërsa, një tjetër anëtar i këshillit bashkiak të qytetit, Meinhart Ramaswamy që kudjeset tash e disa vite për sigurinë e emigrantëve në këtë qytet thotë se kosovarët dhe arabët akuzohen shumë shpesh edhe pa të drejtë, dhe në baza raciste.

Ramaswamy, përmend një rast të një shtetasi gjerman, denstis me profsion i cili ishte infekuar me Covid-19 pasi kishte shkuar për ski në Austri, dhe kur është kthyer ( pa qenë në dijeni se ka marrë koronavirusin) ka mjekur 500 pacientë. Meinhart Ramaswamy thotë se për të askush nuk ka shkruar dhe nuk e ka bërë të madhe si me rastin e fëstës së Bajramit.

“Ne kishim një dentist këtu në Gëtingen i cili ishte për ski në Ischgl të Austrisë ku pati shpërthim të Coronës dhe pasi u kthye mjekoi këtu 500 pacientë. Askush nuk shkroi ne media për të”, përfundoi ai.

LAJME TË TJERA