FC Prishtina mund t’i luajë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve në Shqipëri?

 FC Prishtina mund t’i luajë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve në Shqipëri?

Skuadra e Prishtinës në futboll ka filluar të merret me procedurat që duhet përmbushur para ndeshjeve në kompeticione evropiane.

FC Prishtina, si kampione e Kosovës në futboll do të luajë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Megjithatë, klubi nga kryeqyteti ende nuk e ka mësuar kundërshtarin e ndeshjes gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Shorti do të hidhet pas dy ditësh në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00. Ndeshjet janë paraparë të zhvillohen në Ishujt Faroe, por, FC Prishtina mund t’i luajë më afër se që e kishte menduar.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ afër klubit kampion të Kosovës, FC Prishtina mësojnë që lojtarët e Zekrija Ramadanit mund t’i zhvillojnë ndeshjet e këtij turneu në Shqipëri në stadiumin “Arena Kombëtare”.

“Ekziston mundësia që ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve t’i luajmë në Shqipëri. Megjithatë, ende nuk dihet, është vetëm një mundësi momentalisht”, tha një burim për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se në shortin e pas dy ditëve, FC Prishtina mund të ndeshet me njërën prej dy skuadrave, Inter nga Andorra apo Folgore nga San Marino.

LAJME TË TJERA