Fehmi Cena, kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit?!

 Fehmi Cena, kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit?!

Megjithëse kanë mbetur më shumë se 12 muaj deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, degët e partive respektive vetëm sa po i bëjnë gati kandidatët e tyre.

Sot, portali ynë përmes rrjeteve sociale organizoi një sondazh, ku vuri si opsione emrat e kandidatëve duke u bazuar në mundësinë e nominimit të tyre, përcjell 07 Press.

Megjithatë, nuk ka shkuar shumë dhe kemi arritur të sigurojmë informacione se sipas të gjitha gjasave, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Rahovecit do të jetë Fehmi Cena.

“Nuk ka asgjë definitive, por me gjasë Dr. Fehmi Cena do të jetë kandidat i partisë tonë për postin e kryetarit të Rahovecit”, ka thënë ky burim.

/07 Press/

LAJME TË TJERA