Feim Fetoshi emërohet drejtor i bordit të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Prizren

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës janë emëruar anëtarët e bordeve të katër ndërmarrjeve publike.

Feim Fetoshi nga Fortesa e Rahovecit, është emëruar drejtor i bordit të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Prizren.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë prezantimin e propozimeve të cilat janë miratuar nga kabineti qeveritare.

Defekt në gypin në Radostë të Rahovecit, mbi të u ndërtua një shtëpi pa leje

“Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor Prizren për bord të drejtorëve propozoj të emërohen këta kandidatë Feim Fetoshi kryesor, ndërkaq anëtarë Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Bilall Karadollami, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi me mandat tre vjet. Ndërmarrja Publike Trainkos për bord të drejtëorëve Nol Dedaj kryesues, anëtarë Astrit Mehaj, Drita Kadriu Berisha, Blerina Shamolli, Riza Spanca dhe Shaban Neziri, mandati i të emëruarve zgjat tre vite”, tha Kurti.

“Kompania rajonale e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Gjakovë për emërimin e bordit të drejtorëve Ilir Dula kryesues, anëtarë Vehbi Duraku, Krenar Bajgora dhe Agron Tafarshiku. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacionit Ferizaj për emërimin e bordit të drejtorëve Naim Rexhaj kryesues, dhe anëtarë Donat Rexha, Kujtesa Mashkulli-Ahmeti dhe Kujtesa Ibushi-Ramadani”, tha ai.