Fëmijët në paralagjen Brekoc e kanë të vështirë vijimin e mësimit, shkak rruga me baltë

 Fëmijët në paralagjen Brekoc e kanë të vështirë vijimin e mësimit, shkak rruga me baltë

Kjo lagje ndodhet në paralagjen Brekoc, konkretisht rruga “Shote Galica” në të cilën jetojnë afërsisht 40 familje, e fëmijë që vijojnë shkollën janë rreth 50.

Banorët këtu janë tejet të indinjuar me trajtimin institucional që po ju bëhet që sipas tyre i kanë lënë pa kushte esenciale për jetesë.

Nga kjo rrugë fëmijët duhet të kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë, ata detyrohen që në shkollë të qëndrojnë me këmbë të lagura, kështu thonë banorët e kësaj lagje.

Në këtë lagje përpos rrugës së parregulluar, problem tjetër kyç është edhe rrjeti i kanalizimit ku familjet këtu kanë bërë zgjidhje të përkohshme për kanalizime. Ndërkohë gjatë javës së ardhshme do të mësojmë më shumë nëse kjo rrugë është në prioritetet e qeverisjes lokale gjatë vitit 2022.

VIDEO

LAJME TË TJERA

x