FFK-ja me pako të ndihmës emergjente për klubet, përfitojnë edhe ato nga rajoni “07”

 FFK-ja me pako të ndihmës emergjente për klubet, përfitojnë edhe ato nga rajoni “07”

FFK’ja sot ka publikuar edhe ndihmat e pakos emergjente që i ka paraparë për klubet.

Përmes një komunikate në webfaqen zyrtare, ajo ka spjeguar se kush do të përfitojë nga kjo pako, shkruan 07 Press.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë në komunikatën e plotë, pritet të përfitojnë edhe skuadrat nga rajoni 07, si Vëllaznimi, Malisheva e Rahoveci, duke mos përjashtuar as edhe ato që luajnë në Ligën e Tretë.

Federata e Futbollit e Kosovës që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë është zotuar se do të jetë përkrah klubeve për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë. Qysh në fillim të pandemisë FFK u ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke ua shpërndarë nga një shumë solide, si dhe i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së. Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.Në bazë të kësaj pakoje të FFK-së mjetet financiare do të ndahen kësisoj:

-Të gjitha klubet duhet t’i dërgojnë listat e përfituesve (në bazë të listës së licencuar në FFK)-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.
-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.
-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Gjyqtarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.
-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180 persona do të ndihmohen me nga 50 euro.
-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.Ndërkohë, FFK do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit por pakoja për to do të shpërndahet pasi Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme.Ky projekt asistence është bërë nga fondet vetanake të FFK-së, derisa do të realizohet edhe një kredi tek banka jonë partnere. Projekti është bërë në atë mënyrë që si destinacion ta ketë përfituesin e fundit, pra pagesa do të bëhet për secilin person në llogarinë e tij personale.FFK do të jetë gjithmonë afër komunitetit të futbollit me mundësitë e saja, sidomos në këto momente të vështira si pasojë e Coronavirusit, por duhet kuptuar të gjithë se kjo është vetëm një ndihmë emergjente, e cila do t’ua lehtësojë sadopak të gjithë të përfshirëve në futboll këtë periudhë të pazakontë në të cilën po e kalojmë si vend dhe si shoqëri.

LAJME TË TJERA