FFK “nuk pati” bileta për familjen e Fadil Vokrrit

 FFK “nuk pati” bileta për familjen e Fadil Vokrrit

Ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua mes Kosovës dhe Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte një nga ngjarjet më të mëdha sportive që kanë ndodhur në këtë tempull.

Pavarësisht rëndësisë, Federata e Futbollit të Kosovës nuk arriti të sigurojë asnjë biletë për familjen e legjendës që e mbanë këtë emër.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga djali i Fadilit, Gramoz Vokrri.

“Po, është e vërtetë. Por, prapëseprapë nuk ka lidhje e rëndësishme është me pas sukses këta djem. Krejt kaluese janë. Kryesorja është që futbolli të ec mirë”.

Kosova mbrëmë u mposht nga Spanja me rezultat 2:0, duke mos arritur të del me një rezultat pozitiv pavarësisht lojës së jashtëzakonshme.

Në “Fadil Vokrri” “Dardanët” treguan lojë të mirë duke krijuar raste që kanë mundur ta rrezikojnë fitoren e “Furisë së kuqe”.

Por, rastet e tyre nuk i shfrytëzuan Rashica, Muriqi, Rashani edhe Loshaj.

Nga afër ndeshjen e kanë ndjekur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe shumë personalitete tjera.

LAJME TË TJERA