Fillojnë pazaret për shitjen e dhomave në konvikte të Qendrës Studentore në Prishtinë

 Fillojnë pazaret për shitjen e dhomave në konvikte të Qendrës Studentore në Prishtinë

Ka përfunduar pranimi i studentëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e po ashtu kanë filluar edhe pazaret ilegale për shitjen e dhomave nga ata që kanë përfituar, shkruan Gazeta Sinjali.

Nëpër rrjete sociale tashmë kanë filluar shitjet e dhomave në konviktet e Prishtinës.

Në një faqe në Instagram të quajtur “spottedqs” shihet se kanë nisur shitjet e dhomave, ndërsa edhe ka mjaft studentë që janë të interesuar për t’i blerë.

“Nese osht i interesum dikush me ble konviktin ne numer 5 me sheno ne insta Anonim..”

“Njejt edhe une jam e interesume me shit. Une konviktin 4”

“Pershendetje nese mundesh me postu qeto. Nese dikush osht i interesum me ble konvikt le tshenon ne ket insta 2 vende konvikti nr 5”, janë disa prej fjalëve të publikuara.

Kujtojmë që për shkak të gjendjes së pandemisë me Covid-19, këtë vit kapaciteti për banim në konvikte është rreth 1600 vende.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 26 tetor deri 07 nëntor 2020. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 4300 studentë.

LAJME TË TJERA