Fillon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në pjesën e njohur si ‘Pika e Zezë’

 Fillon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në pjesën e njohur si ‘Pika e Zezë’

Në pjesën e njohur si Pika e Zezë, po ndërtohet rrjeti i ri i kanalizimit.

Me këtë projekt do të zgjidhet problemi i kanalizimeve fekale dhe do të sanohet kullimi i prurjeve të shumta nga Rezinat.

Kryetari Gjini tha se me të njejtën kontratë do të ketë ndërhyrje edhe në një tjetër kanal problematik që është në Rogovë të Hasit.

Gjini shtoi se kjo pjesë ka qenë një pikë e rrezikshme për fëmijët, poashtu edhe për shëndetin publik për shkak të kundërmimit të vazhdueshëm në këtë hapësirë.

Theksojmë se rrjeti i ri i kanalizimit ka shtrirje në rreth 150 metra dhe i njejti pritet të përfundoj së shpejti.

LAJME TË TJERA