Fitorja e Rahovecit në Drenas, e vështirë, por jo e pamundur!

 Fitorja e Rahovecit në Drenas, e vështirë, por jo e pamundur!

KF Rahoveci pas fitores në ndeshjen e parë si vendas i Besës, do të udhëtojë drejt Drenasit për t’u përballur me skuadrën me po të njëjtin emër.

Fitorja për skuadrën bardhekaltër nga “Jahja Danuza” pritet të jetë e vështirë, por asesi e pamundur, shkruan 07 Press.

Të paktën kështu thonë nga kampi vreshtar, që pritet të marrin rrugë vetëm për tre pikë.

Ndeshja Drenasi – Rahoveci fillon nga ora 16:00, teksa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual lidhur me këtë sfidë dhe jo vetëm.

/07 Press/

LAJME TË TJERA