Fitorja, opsion i vetëm për ngritje morali e kthim buzëqeshjeje në dhomat e zhveshjes e jashtë saj

 Fitorja, opsion i vetëm për ngritje morali e kthim buzëqeshjeje në dhomat e zhveshjes e jashtë saj

Dardanët”, kur mësuan kundërshtarët në “Nations League” besonin se i kishin të gjitha mundësitë për të befasuar Greqinë dhe Slloveninë, që konsideroheshin, me të drejtë, dy skuadrat pretendente për vendin e parë, por teksa janë zhvilluar gjysma e takimeve, Kosova nuk ka mundur të marrë pikë përballë këtyre dy kundërshtarëve në sfidat e luajtura në “Fadil Vokrri”.

Me vendin e parë, praktikisht i pamundur për t’u arritur, skuadra e Bernard Challandes ka udhëtuar drejt Greqisë me objektivin për të ngritur kokën pas një serie rezultatesh negative (6 fitore dhe një barazim me Moldavinë), shkruan Supersport, përcjell GazetaBlic.

Në “Stadiumin Olimpik” të Athinës (ora 18:00) “Dardanët” do të luajnë për krenari, edhe pse mungesat e shumta, tri prej të cilave në momentin e fundit (Berisha, Zhegrova dhe Zeneli), e bëjnë shumë të vështirë arritjen e një rezultati pozitiv.

Gjithsesi, tashmë pa presionin e rezultatit mbi shpinë, ekipi i Challandes mund të t’i befasojë grekët, për të nisur një cikël rezultatesh pozitive, në funksion të eliminatoreve të ardhshme të Botërorit.

LAJME TË TJERA