Florent Hasani u përgjigjet kërcënimeve nga Serbia: Përveç manipulimeve s’po mund të sjellni fakte të kundërta mbi atë që sollëm në dokumentar

 Florent Hasani u përgjigjet kërcënimeve nga Serbia: Përveç manipulimeve s’po mund të sjellni fakte të kundërta mbi atë që sollëm në dokumentar

Publikimi i dokumentarit të “Gjurmë Shqiptare”, të titulluar “Mashtrimi serb me historinë shqiptare”, ka alarmuar shtetin e Serbisë.Politikanë të lartë, akademikë, opinionistë, gazetarë, historianë të shumtë, kanë reaguar në mënyrë të ashpër ndaj këtij dokumentari.Madje, shteti serb ka kërcënuar ekipin e emisionit “Gjurmë Shqiptare”, pjesë e së cilit është edhe shqiptari nga Kosova, Florent Hasani.

Nuk kanë mjaftuar kërcënimet nëpërmjet deklaratave, por institucionet serbe, kanë nisur notë proteste në UNESCO.Florent Hasani, historian me profesion, është bashkëpunëtor i ekipit “Gjurmë Shqiptare”, ku merr pjesë në shumë dokumentarë që realizohen nga ky ekip.Në një reagim të tij, Hasani thotë se përkundër kërcënimeve nga institucionet e larta të shtetit serb dhe protestës së ministrisë së Kulturës së këtij shteti, ata nuk do të ndalen.

Tutje, Hasani shton se përveç akuzave për “gënjeshtra e falsifikime”, është e dukshme që serbët nuk arritën të bëjnë asnjë demantim e as të sjellin fakte të kundërta në atë që përmban dokumentari.“Akuzat e kërcënimet nga institucione të larta të shtetit serb, paskan vazhduar edhe me protestë në UNESCO.

Ministria e Kulturës së Serbisë proteston edhe në UNESCO. Sipas tyre, kundër “falsifikimeve historike” që i paskemi shfaqur në njërin nga dokumetarët e Gjurmë Shqiptare. Përveç akuzave për “gënjeshtra e falsifikime”, është e dukshme që serbët nuk arritën të bëjnë asnjë demantim e as të sjellin fakte të kundërta në atë që përmban dokumentari. Vazhdojmë me Marinin 🇦🇱”, ka shkruar Hasani.

Por si u alarmua shteti serb nga hulumtimi i ekipit pjesë e së cilit është Florent Hasani?!Të dielën që kaloi, në dokumentarin “Mashtrimi serb me historinë e shqiptare”, u sollën fakte historike mbi manipulimin shumëvjeçar që Serbia, e kishte bërë me kishat ortodokse në Kosovë.Ky dokumentar solli fakte mbi këtë manipulim, ku pastaj erdhën reagime të shumta nga Serbia.

Historianët serbë, përkundër që kërcënuan ekipin, duke thënë se po tentojnë ta manipulojnë historinë serbe, nuk arritën ta demantonin përmbajtjen e dokumentarit.Për më tepër, përveç historianëve, profesorëve, gazetarëve, opinionistëve, në këtë diskutim u përfshinë ashpër krerët më të lartë të Serbisë.Marko Gjuriq, që i thotë veti shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, akuzoi hapur ekipin që e realizuan dokumentarin.

Tha se po tentohet të deformohet historia serbe brenda Kosovës dhe se ky është një provokim i rëndë që po i bëhet shtetit të Serbisë.Në anën tjetër, mediat serbe, i cilësuan si persona të rrezikshëm Marin Memën dhe Florent Hasanin, duke thënë se ata janë duke i bërë dëme të mëdha historisë dhe shtetit serb.

LAJME TË TJERA