Florentino Perez me plan investimesh prej 1 miliard eurosh

 Florentino Perez me plan investimesh prej 1 miliard eurosh

Numri një i Real Madridit, Florentino Perez ka planifikuar investime prej 1 miliard eurosh.

Siç shkruan tabloidi “AS”, i afërt me klubin galaktik, Perez ka në plan rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, duke investuar plot 800 milionë euro, përcjell GazetaBlic.

Ai dëshiron ta kthejë atë në një ultra-modern, teksa këtë do ta bëjë përmes një kredie të madhe prej 575 milionë eurosh për një maturitet prej 30 vitesh.

Gjithsesi, investimi 1 miliardësh është paraparë vetëm për dy vitet e ardhshme, ku krahas rinovimeve, synon që edhe të përforcohet me emra të mëdhenj.

Kylian Mbappe e Erling Haaland janë emrat më të lakuar për të zbarkuar në gadishullin Iberik, por se kjo nuk mund të ndodhë këtë vit, për shkak të koronavirusit, por nuk përjashtohet mundësia që në vitin 2021 të dy lojtarët të vishen me fanellën e bardhë.

LAJME TË TJERA