Formacionet zyrtare: Gjilani – Drita

 Formacionet zyrtare: Gjilani – Drita

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar mes Gjilanit dhe Dritës.

Gjilani dhe Drita takohen sot me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 15’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Ismet Munishit luan si vendas në këtë duel. Gjilani dhe Drita kanë pikë të barabarta në kreun e tabelës, andaj fitorja është imperativ për të dyja ekipet.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ja përbërjet:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Razak, Aziz, Torassa, Progni, Krasniqi.

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Broja, Ajzeraj, Fazliu, Kryeziu, Simonovski.

LAJME TË TJERA