Foshnja 2 muajshe nga Rahoveci mposht koronavirusin

 Foshnja 2 muajshe nga Rahoveci mposht koronavirusin

Foshnja 2 muajshe nga Rahoveci mposht koronavirusin.

Rahoveci24 mëson nga burime të sigurta se para pak çastesh, familjarët e foshnjës së infektuar para afro dy javëve, kanë konfirmuar rezultatin e të voglit, se ai ka rezultuar për herë të dytë me radhë brenda dy ditëve negativisht në testin për Covid19.

Një lajm i mirë ky, që edhe njëherë tregon se virusi i padukshëm e ka të vështirë përballë të fortëve, ani pse fatkeqësisht ka qenë fatal për ata me sëmundje shoqëruese.

Gjithsesi, shpresojmë që jo vetëm në qytetin tonë, por edhe në mbarë vendin të kemi vazhdimisht rritje të numrit të të shëruarve e zvogëlim total të numrit të të infektuarve.

LAJME TË TJERA