Franca e shpall të mbyllur sezonin, PSG kampion

 Franca e shpall të mbyllur sezonin, PSG kampion

Paris Saint-Germain është kurorëzuar si kampion i Francës, pavarësisht se sezoni përfundoi më herët për shkak të pandemisë së koronavirus, sipas raportimeve.

Sezoni në Francë u anulua të martën, por L’Equipe tani po raporton se PSG ka fituar titullin për edicionin 2019-20.

Marseja, Rennes dhe Lille janë përkatësisht në vendin e dytë, tretë dhe të katërt në tabelën e Ligue 1, por ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me kualifikimin në garat evropiane Champions League dhe Europa League për edicionin e ardhshëm.

Nimes, Amiens dhe Toulouse janë ekipet që pozicionohen në vendet e fundit në tabelë.

LAJME TË TJERA