​FSK realizon trajnim me ushtrinë kroate: Të gatshëm për sfida, të trajnuar për mision

Një prej ikonave të muzikës rock, Tina Turner, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Ajo po përballej me një sëmundje të gjatë derisa ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Zvicër.

Ylli i rock-ut kishte lindur në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe është e njohur për një sërë hitesh, përfshirë “The Best”.

Tina Turner, me miliona albume të shitura dhe dhjetëra çmime të fituara, ka frymëzuar shumë artistë të brezave të ndryshëm.

Siç kanë raportuar mediat botërore, pritet të ketë një ceremoni private funerali ku do të marrin pjesë familja dhe miqtë e ngushtë.