Ftesa e Vjosa Osmanit për takimin e së hënës – Flasin nga LDK-ja e AAK-ja, heshtë PDK-ja!

 Ftesa e Vjosa Osmanit për takimin e së hënës – Flasin nga LDK-ja e AAK-ja, heshtë PDK-ja!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në takim konsultativ të hënën për të folur rreth mundësisë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Takimi pritet të mbahet në orën 17:00 në Kuvendin e Kosovës dhe deri tani pro është shprehur vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, konfirmoi për “GazetaBlic” pjesëmarrjen në takim.

“Po do të marrim pjesë” tha shkurt Gashi në përgjigjen e tij.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksuan se të hënën, në takimin e partisë, pritet të vendoset rreth pjesmarrjes ose jo në këtë takim. Kështu tha deputeti i këtij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj.

Nuk e di, ditën e hënë ne kemi takim partiak dhe do të merret vendimi me pjesmarrjen ose jo në takimin e thirrur nga Presidetja” tha Dreshaj për “GazetaBlic”.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka një përgjigje rreth ftesës së presidentes Osmani.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin për media të këtij subjekti politik por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjen dhe mesazhet e dërguara nga redaksia.

Kujtojmë se pak ditë më parë pro shtyrjes së datës së zgjedhjeve u shpreh edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Shtyerja e zgjedhjeve nga LVV-ja po vjen si kërkesë për shkak të situatës së rënduar pandemike.Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë aknë humbur jetën nga Covid 30 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 685 të tjerë.

Në lidhje me zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u kërkua ditë më parë, shkurtimi i fushatës elektorale nga 30 në 10 ditë, kërkesë kjo që u përkrah nga PDK dhe AAK por u hesht nga partia në pushtet LVV-ja.

LAJME TË TJERA