Fundjavë e “zjarrtë” në Superligën e Kosovës në futboll, ndeshje vendimtare për titull e mbijetesë

 Fundjavë e “zjarrtë” në Superligën e Kosovës në futboll, ndeshje vendimtare për titull e mbijetesë

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e dielë me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic.

Vëmendja e të gjithëve do të jetë në derbin në mes Dritës dhe Ballkanit, me të dy skuadrat që do të luftojnë për fitoren e madhe.

Gjyqtar kryesor në këtë takim do të jetë Visar Kastrati, i ndihmuar nga asistentët Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Bardh Ajeti.
Përballje me tensione të larta do të zhvillohet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

Skuadra nga kryeqyteti synon fitoren për rrugën drejt titullit, kurse Feronikeli është i imponuar për fitore për t’i ikur largimit nga niveli elitar i futbollit.

Gjyqtari kryesor i këtij derbi do të jetë Mervan Bejtullahu me asistentët e tij Imran Kabashi dhe Alban Bujupi. Kurse gjyqtari i katërt është Vigan Ibërdemaj.

Ndeshjet e tjera janë: Trepça ’89 – Gjilani, Arbëria – Drenica si dhe Llapi – Besa.

LAJME TË TJERA